












Nga Presidenti amerikan Donald Trump, te ai rus Vladimir Putin, për të kaluar më tej tek Angela Merkel dhe Kim Jong-Un.
Një artist sirian me emrin Abdalla Al Omari, ka pikturuar disa nga liderat botëror, në pozicionin e refugjatëve. Koleksioni i tij “The Vulnerability Series”, është i përbërë nga një sërë personazhesh të politikës botërore, të vizatuar në pozicione të pazakonta, mes varfërisë dhe mjerimit.
Kështu Presidenti amerikan Donald Trump shihet si një refugjat që kërkon azil, ndërsa mban në krahë një vogëlushe.
Lideri koreano-verior Kim Jong-un, shfaqet me pizhame ndërkohë që fsheh pas kurrizit një raketë lodër, shkruan noa.al. Ndërkohë Angela Merkel, vizatohet si një fshatare e trishtuar me pulla përreth.
Në sajtin e tij, Abdalla i shpjegon veprat e tij me fjalët, “Në këtë univers pa gravitet, gjithë çfarë pas kujt mund të kapemi është vulnerabiliteti ynë. Jam i bindur se është arma më e fuqishme që posedon njerëzimi, shumë më e fuqishme se lojëra të tjera pushteti, se kraterët shpërthyes dhe se breshëria e plumbave. Është një dhuratë që duhet ta vlerësojmë të gjithë”. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





