Transmetuar më 29-01-2018, 15:01

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Cërrik, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme.
Në banesën e 55-vjeçarit G.Sh., nga pakujdesia gjatë gatimit ka shpërthyer bombola e gazit.
Për pasojë janë dëmtuar shtetasit K.Sh., 29 vjeç dhe A.Sh., 26 vjeç.
Të dëmtuarit pas mjekimit të marrë në spital, u larguan për në banesë pa dëmtime serioze.
Sakaq lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Elbasanit për ngjarje aksidentale. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





