Transmetuar më 29-01-2018, 14:27

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndan fondet për partitë politike, për vitin që sapo ka nisur.

Kqz në mbledhjen e ditës së sotme shqyrtoi projektvendimin “Për shpërndarjen e fondeve vjetore për partitë politike, për vitin 2018”.

KQZ vendosi të shpërndajë fondin prej 186 milionë lekësh, partive politike si më poshtë:

-Partia Socialiste e Shqipërisë, 85.065.992 lekë

-Partia Demokratike, 51.808.975 lekë

-Lëvizja Socialiste për Integrim, 26.160.224 lekë

-Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, 10.107.290 lekë

-Lista e Barabartë (LIBRA), 6.570.833 lekë

-Partia Socialdemokrate, 6.286.685 lekë

Sakaq KQZ vendosi shtyrjen për në mbledhjen e ardhshme të vendimmarrjes për projektvendimin, “Për miratimin e strukturës së shpenzimeve buxhetore për vitin 2018”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd