Transmetuar më 29-01-2018, 13:38

Krijimin e yndyrës në flokë e sjellin një sërë faktorësh, si stresi, pagjumësia, klima, larjet e shpeshta, qëndrimi i zgjatur në ambiente publike, madje edhe vendi i punës. 

Megjithatë, një trajtim i thjeshtë dhe me produkte natyrale është një maskë, e cila ka në përbërje të saj uthullën e mollës.

Uthulla e mollës është një përbërës i shkëlqyer për lëkurën e kokës, pasi lufton yndyrën dhe zbokthin, rregullon ekuilibrin e PH të lëkurës dhe eliminon qelizat e vdekura të lëkurës. 

Po ashtu, uthulla pastron flokët edhe nga produktet e tjera që mund të kesh përdorur si shkuma, llaku, kremra apo vajra të ndryshëm. 

Përbërësit: 3 gota ujë ambienti, 2 lugë gjelle uthull molle, disa gjethe mente

Përgatitja: Në ujin që ke vendosur në një enë hidh gjethet e mentes dhe dy lugë uthull. Lëre përzierjen për gati 30 minuta. Pas larjes së zakonshme të flokëve, shpëlaji me masën e përzier. Përdore sa herë i lan flokët dhe brenda dy javëve do ta vëresh ndryshimin. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd