Transmetuar më 29-01-2018, 13:07

Shoqëruesja e mbrëmshme e çiftit të famshëm të këngëtarëve Jay Z-Beyonce ishte edhe vajza e tyre Blue Ivy Carter.

E veshur e gjitha me të bardha, Blue ngjante shumë si një zonjushë elegante. Por gjatë mbrëmjes, diçka e ka shqetësuar 6 vjeçaren. Ka qenë përplasja e duarve të prindërve.

Ata e kishin marrë me vete në çmimet Grammy të dielën dhe Blue është filmuar teksa i thotë të ëmës dhe të atit të qetësohen.

Me një gjest që tregon “qetësohu”, 6-vjeçarja i zbriti në kolltuqe pasi po duartrokisnin me entuziazëm krah saj.

Ky veprim i saj bëri që të gjithë të flasin për të. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd