Transmetuar më 29-01-2018, 11:17

Arsenali është në prag të përfundimit të nënshkrimit me Pierre-Emerick Aubameyang nga Borussia Dortmund, pasi klubet u pajtuan në parim për një pagesë prej 60 milionë paundësh.

Aubameyang, 28 vjeç, ka qenë subjekt i negociatave midis “Topçinjve” dhe Dortmundit për disa javë, me Arsenalin që ka refuzuar të përmbushë çmimin e kërkuar prej 70 milionë paundësh nga klubi i Bundesligës.

Mediat ndërkombëtare raportojnëse tashmë se sulmuesi nga gaboni ka pranuar kushtet personale me londinezët, me një njoftim zyrtar që pritet ditët e ardhshme.

Sulmuesi, i cili shënoi 31 gola në sezonin e kaluar, u la jashtë dy ndeshjeve radhazi nga Dortmundi, pasi humbi një stërvitje ekipore.

Megjithatë, Aubameyang luajti në barazimin e Dortmundit me Freiburg, të shtunën, mes pretendimeve nga ana e klubit të Bundesligës se një transferim do të sanksionohet nëse Arsenali arrin “parametrat e caktuar”.