
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste ka zbardhur dhe disa pika të takimit me homologun e tij Aleksis Tsipas. Sipas Ramës është duke u arritur një marrëveshje historike, pasi po punohet në shumë drejtime. Kryeministri tha se po punohet për ligjin e luftës dhe komunitetin çam për ti garantuar atij të drejta të plotë.
“Dua të vë në dukje se jemi në një moment pozitiv në dialogun me Greqinë, ashtu si kundër e shprehur edhe Kryeministri Grek pajtohem me përshtypjen se momenti i nënshkrimit të ri partneriteti strategjik mes Shqipërisë dhe Greqisë është shumë afër.
Duhet të presim raportin e shkruar për një sërë temash, që prekin harkun kohor të 70 viteve, duke filluar nga ligji absurd i luftës, deri tek komuniteti çam për të pasur lëvizje të lirë dhe akses të plotë ligjor për sa i përket të drejtëve të pronësisë.
Po ashtu po punojmë dhe për lehtësimin e të gjithë marrëdhënieve që kushtëzojnë komunitetin e madh të shqiptarëve në Greqi në aspektin e burokracive dhe të lëvizjes. Përfundim i procesit dhe garantimi i këtyre marrëdhënieve, por edhe përmes përfundimit të një marrëveshjeje mes dy ministrive të brendshëm përbëjnë një hap të konsiderueshëm përpara”, u shpreh Rama.
Kryeministri komentoi edhe negociatat mes Greqisë dhe Maqedonisë, ku deklaroi se është besim plotë se mund të arrihet një marrëveshje që do sjell zhvillim.
“Nga ana tjetër e shohim me shumë simpati dialogun me Greqisë dhe Maqedonisë. Këto negociata të vështira do ti hapin rrugë Maqedonisë integrimin e saj në NATO dhe BE. Po ashtu po ndjekim me shumë vëmendje dhe procesin e zyrtarizmin e gjuhës Shqipe në Maqedoni.
Keqardhje për qëndrimin e presidenti të Maqedonisë, një vendim që nuk ishte surprizë dhe as bllokues. Vrasja e një përfaqësuesi Serb në Kosovë nuk ka ndikuar për keq në procesin e dialogut të Serbisë dhe të Kosovës”, tha Rama. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





