Transmetuar më 29-01-2018, 09:06

Një grua ka përfunduar në prangat e policisë së Gramshit pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se e arrestuara është identifikuar si Gentjana Abazi, 41 vjeçe banuese në fshatin Snosëm të Gramshit.

Arrestimi i saj, u bë pasi në banesë, në kushtet e depresionit dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj dy fëmijëve të saj, vajzës E.M., 18 vjeçe dhe djalit G.A., 14 vjeç.

Menjëherë pas dhunimit dy fëmijët janë dërguar për mjekim dhe kontroll në spitalin rajonal të Gramshit, ku fatmirësisht raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Dhuna në familje". /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd