Transmetuar më 28-01-2018, 19:43

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotmë, në Elbasan.

Më konkretisht, automjetet u përplasën në rrugën Elbasan – Metalurgji, pranë një qendre tregtare.

Njëri prej tre drejtueseve të mjeteve është plagosur, dhe u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.

Makinat kanë pësuar dëmtime të rënda, çka tregon se përplasja e tyre ka qenë e fortë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd