Transmetuar më 28-01-2018, 19:29

Një ngjarje e rëndë tronditi Koplikun në orët e pasdites së sotme, ku burri vrau me sëpatë gruan e tij.

Policia thotë se bëhet fjalë për Ylber Bajrakurti, 42 vjeç, i cili goditi për vdekje gruan e tij, Lumturie Bajrakurtin, 42 vjeçe.

Ngjarja është raportuar nga një telefonatë në komisariat, dhe pas mbërritjes së policisë gjithçka kishte përfunduar tragjikisht.

Menjëherë është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në komisariat i autorit të ngjarjes.

Policia thotë se, Ylber Bajrakurti trajtohej si i sëmurë mendor, ndërsa jozyrtarisht bëhet e ditur se shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një xhelozi e çiftit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd