Transmetuar më 28-01-2018, 18:57

Të akuzuar për vjedhje, dy shqiptarë janë ndaluar dhe prangosur nga autoritetet italiane.

Sipas medieve të vendit fqinj, bëhet fjalë për dy të rinj të moshës 25 dhe 29 vjeç, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

“Ansa” shkruan se shqiptarët kishin hyrë në një banesë në Roncone, ku përveç një portofoli, kishin marrë dhe disa pajisje të tjera.

Teksa dilnin nga shtëpia për t’u arratisur, në ndjekje të tyre u vu policia. Ata arritën që t’i shpëtojnë ndjekjes dhe u larguan me një automjet.

Por policia u vu në ndjekje të tyre, ndërsa bëri të mundur nje edhe arrestimin e shqiptarëve. Grupi hetimor po heton nëse dy shqiptarët janë të përfshirë në të tjera raste vjedhjesh në këtë zonë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd