Transmetuar më 28-01-2018, 18:00

Kjo është recetë e cila ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e çregullimeve në organizëm, pastron enët e gjakut, shëron zemrën, forcon sistemin imun, pastron mëlçinë, veshkat, si dhe sistemin tretës dhe mikroflorën, por mbi të gjitha, lufton qelizat e kancerit.

Përmirëson edhe punën e trurit dhe kujtesën, mbron nga infarkti dhe shëron personat që e kanë pësuar një të tillë. Përgatitja shëron edhe nyjet dhe rregullon peshën trupore.

Përbërësit: 400 gr sytha të grurit, 15 limonë të freskët organikë, 12 hudhra të freskëta, 1 kg mjaltë, 400 gr bërthamë të arrave.

Përgatitja e sythave të grurit: 400 gr grurë i vendoni në kavanoz me ujë të valuar dhe e lini gjatë natës. Pas 10-12 orë në kavanoz lini sythat.

Bluani më pas sythat e grurit, bërthamën e arrave dhe hudhrat. Në anën tjetër, bluani 5 limonë me lëvore dhe të gjitha bashkë i përzieni në një enë. Nga pjesa tjetër e limonëve shtrydhni lëngun dhe i përzieni me pjesën tjetër.

Shtoni mjaltin dhe i përzieni me lugë druri. Pas 3 ditësh masa është e gatshme. Kjo masë konsumohet 1-2 lugë 30 minuta para drekës, para darkës dhe para gjumit, dhe është ilaçi më i mirë kundër kancerit. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd