Transmetuar më 28-01-2018, 11:20

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Xing me Ermalin”, në një profil tjetër, ndryshe nga ai që e kemi njohur, Robert Aliaj foli edhe për të ëmën dhe modelin që ajo i ka lënë në jetë.

I pyetur nga Ermali se cili është modeli femëror që ai do të donte t’i ngjante më shumë, Berti tha se edhe ai, si të gjithë meshkujt, model të parë dhe perfekt femëror, ka pasur të ëmën.

“Unë kam një model femëror mamanë time. Kam një histori të dhimbshme me mamanë time. Për të gjithë ne, partneri i parë seksual, modeli seksual i secilit fëmijë jemi ne prindërit. Edhe unë, mamanë time e kisha një model seksual, përveç adhurimit”, tregon Berti pa e fshehur emocionin.

Me dëshirën për ta parë Bertin në këtë profil artisti, Ermali vijon ta ngacmojë: “Isha vetëm 24 vjeç kur më vdiq mamaja dhe nuk i thashë asnjëherë Jo”, tha Berti më tej për të ëmën dhe për këtë deklaratë u përshëndet me ovacione nga publiku.

“Nuk e them për show, por dua ta nxjerr këtë aspekt, sepse dua që njerëzit që kanë mama, ta dinë sa njerëz me fat janë. Unë nuk e di ca do bëja po të kisha mamanë sot.”

Ajo që më shumë se gjithçka i ka mbetur nga e ëma, tregon Berti, është karakteri i fortë i së ëmës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd