
Si çdo mëngjes edhe këtë të dielë kryeministri Edi Rama nuk ka munguar të urojë ndjekësit e tij në rrjetet sociale për një ditë të mbarë.
Një ditë pas protestës së opozitës, kryeministri ka uruar “mirëmëngjesi” me një video promovuese të Shqipërisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka postuar pamjet nga bukuritë natyrore të vendit tonë.
Videon e postuar kryeministri Rama e ka shoqëruar edhe me mbishkrimin se ajo ka arritur mbi 10 milionë shikime në mbarë botën.
“Mirëmëngjesi dhe me këtë video promovuese të Shqipërisë turistike, që ka shënuar deri tani mbi 10 milionë shikime në mbarë botën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





