Transmetuar më 27-01-2018, 21:20

Një 35- vjeçare i është drejtuar policisë për të bërë një kallëzim për përdhunim.
Policia sqaron se në Komisariatin numër 3 në kryeqytet, u paraqit një e re e cila deklaroi se ishte përdhunuar nga dy persona.
Po sipas saj, 35-vjeçarja L.B., banuese në Tiranë, ka hipur me dëshirë në një mjet me dy persona, të cilët nuk i njihte, shkruan Tema.
Ata pastaj, sipas denoncimit, e kanë marrë jashtë Tiranës dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Policia njofton se po punohet për identikimin dhe kapjen e autorëve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





