Transmetuar më 27-01-2018, 19:57

Opozita mbajti gjatë ditës së sotme një protestë përballë kryeministrisë.

I pranishëm në protestë ishte edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, ai ka shkruajtur se “propaganda, arroganca, padrejtësia, kërcënimi policor nuk i bëjnë më punë Rilindjes”.

Sipas tij “pjesmarrja masive e njerëzve flet më shumë se asgjë tjetër”.

Reagimi i plotë i Ylli Manjanit:

Propaganda, arroganca, padrejtësia, kërcënimi policor nuk i bëjnë më punë Rilindjes!

Pjesmarrja masive e njerëzve flet më shumë se asgjë tjetër!

Tani është radha e Opozitës të tregojë që është alternativa më e mirë!/a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd