

Mbrëmjen e ditës së djeshme kantautori i njohur Alban Skënderaj, surprizoi një nga fanset e tij më të zjarrta.
Këngëtari i preferuar për shumë shqiptarë, përjetoi emocione të forta kur vizitoi Sidorelën e paralizuar, duke mos i përmbajtur dot as lotët.
Ndjesinë e takimit me Sidorelën, Albani e ka ndarë në rrjetet sociale nëpërmjet një postimi.
Postimi i Albanit në Instagram:
“Sidorela! Ashtu siç ke emrin ke dhe shpirtin, melodi dhe frymezim! Faleminderit qe me tregove ashtu si motra jote Aisha qe forca e dashurise dhe miresise mposhte çdo te keqe dhe fiton mbi çdo pengese! Dje isha idhulli jot, sot je ti idhulli im, per kurajon, buzeqeshjen dhe shpirtin tend pastër.”-/a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





