
Një histori prekëse na vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në lidhje me një çift që ka mahnitur mbarë botën.
Historia e dashurisë mes Kelcie dhe Larry filloi që në shkollë të mesme.
Larry ishte një lojtar i njohur futbolli dhe Kelcie ishte tifozja e tij më e flaktë.
Ajo e mbështeti atë në të gjitha ndeshjet e tij.
Një natë para se ta propozonte në martesë, Larry pësoi një aksident të rëndë, teksa u përplas nga një shofer në gjendje të dehur duke e lënë për një kohë të gjatë në koma.
Faza e rikuperimit qe e gjatë për të por jeta nuk do të ishte kurrë më e njëjtë për Larryn.
E megjithatë një gjë nuk ndryshoi, personi që ishte pranë tij, Kelcie dhe dashuria e saj për të.
Videoja më poshtë tregon momentin e pabesueshëm kur Larry, pas tri vitesh shërim, më në fund i propozon Kelcie… me të njëjtën unazë që e kishte më parë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





