
Sekuestrohen 15 kallëpe tritoli me peshë prej afro 6 kilogramë, të cilat u zbuluan të fshehura në dy qese plastike mes shkurreve.
Zbulimi u bë gjatë ditës së sotme nga Policia e Sarandës, pas disa informacioneve të siguruara nga burime kofidenciale.
Më konkretisht blutë e qytetit bregdetar u sinjalizuan se në “Rrugën e Kasolles”, në lagjen Nr.4 Sarandë, mund të kishte të fshehur lëndë shpërthyese tritol.
Si rezultat i kontrollit u gjetën të fshehura në dy qese plastike midis disa shkurreve në lagjen Nr.4, Sarandë, 15 kallëpe tritol, me peshë 400 gramë secili, gjithsej 6 kilogramë.
Aktualisht grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe arsyen e fshehjes në këtë zonë të qytetit. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





