


Një vajzë e vogël, vetëm 14 muajshe u shqye deri në vdekje nga dy qenë endacakë.
Disa telekamera filmuan skenën shokuese, e cila bëri bujë në të gjithë botën, në një kohë të shkurtër.
Vogëlushja Riya Sahu ishte lënë vetëm në shtëpi, me vëllanë 5 vjeç, ndërkohë që prindërit kishin dalë për punë.
Të pavetëdijshëm për çfarëdo forme rreziku që ju kanosej, si ajo edhe i vëllai, arritën të dilnin nga shtëpia dhe të ecnin në rrugë.
Por për fatin e tyre të keq, vogëlushja u sulmua egërsisht nga dy qentë endacakë, të cilët e lanë të vdekur, siç mund të shihni në videon që Noa.al sjell më poshtë.
Ishin disa kalimtarë të rastit ata që lajmëruan ndihmën e shpejtë, por për vogëlushen, tashmë ishte shumë vonë.
Ngjarja e rëndë u shënua këtë të hënë në qytetin e Raipur, në Chhattisgarh të Indisë. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





