Transmetuar më 27-01-2018, 14:37

Të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar banorët e Vlorës, në lagjen e “Çoles”. Pak pas mesditën e sotme, mësohet se nga dy makina të ndryshme është qëlluar me armë zjarri drejt njëri-tjetrës.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar që po lëviznin me makinë kanë qëlluar drejt njeri tjetri.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur xhama nga automjeti drejt të cilit u qëlluar, i cili duket se është prekur nga plumbat.

Personat e përfshirë në konfliktin me armë, u larguan me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur, si dhe për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd