Transmetuar më 27-01-2018, 13:36

Pagjumësia është një gjendje e përhapur gjerësisht e cila shkakton acarim, shton rrezikun e obezitetit, diabetit dhe sëmundjeve kardiake me kalimin e kohës.

Është kjo ajo që thuhet në një studim amerikan të publikuar nga Daily mail, ku thuhet se mund të jetë pikërisht pozicioni i punës ai që shkakton pagjumësi të vazhdueshme.

Ndonëse pa rrogë, janë nënat ato që mbajnë podiumin më të lartë sa i takon pagjumësisë, ku një në 4 nëna fle më pak se pesë orë gjumë natën, nga 7 që rekomandojnë ekspertët.

Ndërkohë një në 5 persona që punon në transport, komunikim dhe ndërtim fle mesatarisht 5 orë gjumë natën. Më tej vjen sektori publik, përfshi institucionet e shëndetësisë, ku 82% e tyre arrijnë të flenë 6 orë gjumë.

Firma e jastëkëve ‘Sealy’, mbajti nën studim më shumë se 15 mijë persona, për të kuptuar sjelljet e tyre të gjumit, shkruan noa.al.

Rezultatet konstatuan se kush punon në financë dhe në bankë, arrijnë të flenë deri në 7 orë gjumë natën. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd