
Dy raste të rënda të dhunës së familjes kanë ndodhur njëri në qytetin e Fierit dhe tjetri në Divjakë, ku vëllai ka bërë vëllanë për në spital, dhe djali nënën e moshuar.
I dyshuari i parë është Bektash Arapi, 57 vjeç, banues në Zhupan, Fier, i cili u arrestua pasditen e djeshme.
Prangosja e tij nga policia, u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me sende të forta vëllanë e tij, H.Arapi, duke i shkaktuar të çara dhe dëmtime trupore.
I dëmtuari pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.
Gentian Kuka, 42 vjeç, banues në Grabian të Divjakës, u vu në pranga pas denoncimit të bërë nga nëna e moshuar.
Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, R.Kuka, 79 vjeçe.
Ndaj të dyshuarve materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Dhunë në familje”. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





