
I ftuar në emisionin "Zonë e Lirë" këtë të premte, ish-kryeministri Sali Berisha iu përgjigj një sërë pyetjesh nga një grup profesorësh të emërtuar “Shkolla Kontekstualiste e Tiranës”.
Pyetja e cila spikati kishte të bënte me atë që për se zoti Berisha kishte lejuar gjatë gjithë atyre viteve pushteti të tij, pse kishte lejuar pra, që vendi të arrinte pikën sa të vinte një qeveri e tillë për të cilën PD ka thirrur protestën.
A ndjehet ai fajtor për klasën politike, pas gjithë këtyre viteve?
Përgjigjja e Berishës ndaj pyetjes nisi thellë që në vitet ‘60 i cili rrëfeu se asokohe na dërgonin për të mbledhur lulëkuqe, opium pra, dhe se Enver Hoxha ka qenë kryorkestruesi i trafikut jashtë vendit të narkotikëve.
Ka mjaftuar kaq, që Çani t’i jepte nuancën e lajmit të padëgjuar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





