Transmetuar më 26-01-2018, 23:34

Thonë se mbreti i xhunglës është luani, por videoja e publikuar më poshtë dëshmon të kundërtën.

Teksa një elefant gjigant po ecte me të voglin, në një moment prapa shpinës së të tij shfaqet një luan që i vërsulet, por pas reagimit të elefantit të madh luani zmbrapset duke lënë në gjysmë “misionin” e tij.

Kur elefanti vëren se luani po i afrohej për të sulmuar të voglin, menjëherë reagon duke iu vërsulur mbretit të xhunglës, që dorëzohet menjëherë dhe fillon të ikë.

“Kjo është hera e parë që është filmuar kur një luan sulmon të voglin e elefantit në parkun Samburu”, ka deklaruar autori i videos, Matt Brierley. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd