
Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht për gomonen me drogë, e cila u kap në Itali me 8 ton lëndë narkotike.
Sipas njoftimit, mësohet se operacioni ishte i koordinuar mes autoriteteve shqiptare, malazeze dhe ato italiane.
Shtetasit me iniciale A.B, 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç, nga Vlora te arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kanë kaluar në datën 22 janar 2018, në orën 14:42 minuta dhe 15:34, në Piken e Kalimit kufitar të Muriqanit drejt Malit te Zi, sqaron policia.
Këta persona janë mbajtur nën vëzhgim dhe u njoftuan autoritetet malazeze për lëvizjet e dy të dyshuarve.
Ata u mbajtën nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në territorin e Malit të Zi.
Sapo Gomonia doli në det të hapur, u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policitë kufitare të 3 vendeve, si dhe Frontex.
Pas disa ore ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





