




Vajza e ish kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ka bërë krenare gjithë familjen e saj me arritjen e fundit.
Megi Topalli, ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale së fundmi një lajm mjaft të gëzueshëm.
Ajo ka zbuluar se ka marrë titullin Doktor Shkencash, një titull akademik tepër i rëndësishëm.
“Université de Lorraine (France), sot më akordoi titullin Doktor i shkencave”, shkroi Megi në Facebook për titullin që me siguri e ka bërë tejet krenare dhe familjen e saj.
Së fundmi Megi ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike dhe shkak për këtë është bërë ndarja e saj nga këngëtari i njohur Luiz Ejlli.
Teksa Megi ngjit shkallët e suksesit, Luisi provoi ti rikthehet sërish muzikës më pjesëmarrjen e fundit në festivalin e RTSH-së./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





