Transmetuar më 26-01-2018, 18:04

Kur i kanë mbetur edhe pak ditë për të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, Zaimina sapo ka publikuar foton e radhës nga seti i shtatzënisë. 

Ajo ka realizuar një set me disa veshje dhe pasi e pamë casual me xhinse dhe bluzë të bardhë dhe shumë romantike të zhytur në një ngjyrë të pudërt neutrale, i erdhi radha një veshjeje më seksi me të brendshme të kuqe dhe një këmishë fustan të zbërthyer me disa qëndisma të kuqe.

Është veshja e tretë e këtij seti që ka nisur të na e zbulojë pak nga pak që prej së hënës. Këngëtarja shihet me trup modeleje, përveç rrumbullakësisë së barkut.

Pamjen, modelja nuk e ka ndryshuar asnjëherë në këto foto, por flokët e drejtë të lëshuar shkojnë me çdo veshje dhe çdo stil, siç kemi parë deri tani.

Zaimina është e fejuar me një biznesmen në Tiranë, i cili merret me një sërë sipërmarrjesh dhe lidhja e tyre shumë vjeçare, tashmë po kurorëzohet me vogëlushen të cilën kanë zbuluar se do e quajnë Khloe. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd