Transmetuar më 26-01-2018, 16:11

Një 71- vjeçar i cili u dogj pak ditë më parë për shkak të zjarrit që ra në banesën ku jetonte, ka ndërruar jetë në spital.

I moshuari Hyqmet Shaqja nga Shijaku u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës më 22 janar, por për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:00 të mëngjesit të 22 janarit, ndërsa shkak dyshohet se u bë një qiri i lënë ndezur.

Fillimisht 71-vjeçari u transportua në spitalin e Durrësit, por për shkak të shkallës së lartë të djegies u transportua me urgjencë për mjekim të specializuar në Tiranë.

Fqinjët dhe familjarët, thonë se i moshuari bashkë me të birin jetonin prej disa vitesh nën dritën e qiriut, pasi nuk kishin mundësi të paguanin energjinë elektrike dhe rezultonin debitorë. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd