Transmetuar më 26-01-2018, 14:50





Po lahej, filmon pa dashur një moment tragjik
Teksa po lahej, një vajzë e re Anneka Bading, filmoi pa dashje disa turistë në sfond, të cilët tentonin më kot të shpëtonin një mikun e tyre.
Duke rindërtuar ngjarjen e ndodhur të dielën që lamë pas, mësohet se turisti kishte rrëshqitur nga shkëmbi dhe po mbytej.
Fatkeqësisht ai nuk ia doli, pavarësisht tentativave të dëshpëruara të miqve të tij.
E gjithë ngjarja tragjike ndodhi në ujëvarën Mackenzie Falls në parkun kombëtar të Grampians, në Victoria, të Australisë.
Pamjet e atij momenti po bëjnë bujë dhe fotoja e vajzës, ishte dokumentim i fatit tragjik të turistit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





