Transmetuar më 26-01-2018, 13:50

Lajmi tragjik i vdekjes së Ilaria Vitelli, një vajzë 18 vjeçe, ka shqetësuar tërë komunitetin e fshatit në provincën e Leçes. Vajza e re gjeti vdekjen si pasojë e mbytjes teksa ishte duke konsumuar pure me patate.

Sipas rindërtimit të ngjarjes, ajo sapo kishte mbaruar të hante purenë me nënën dhe vëllain e saj 14- vjeçar, kur, pak minuta më vonë, filloi të vjellë dhe disa nga ushqimet që po xirrte ju grumbulluan në fyt duke i shkaktuar edhe mbytjen.

I pari që reagoi menjëherë në përpjekje për të shpëtuar jetën e saj ishte vëllai i cili u përpoq në çdo mënyrë për të liruar gojën e motrës së tij nga mbetjet e ushqimit të tepërt dhe ngadalësimit të frymëmarrjes, por pa sukses. 

Ndërkohë, anëtarët e tjerë të familjes kanë lajmëruar menjëherë ambulancën, por kur punonjësit mbërritën, Ilaria ishte duke përjetuar një arrest kardiak.

Mjekët u përpoqën për rreth një orë të çlironin rrugët e frymarrjes së bllokuara të 18 vjeçares, por nxjerrja e ushqimit vazhdoi edhe për disa minuta nga goja e vajzës dhe kështu Ilaria ndërroi jetë. 

Policia u informua për incidentin, ndërsa trupi i 18 vjeçares i është nënshtruar një autopsie për të zbardhur shkaqet e vërteta të vdekjes së saj./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd