Transmetuar më 26-01-2018, 13:31

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadho pas takimit që pati me kryedemokratin Lulzim Basha, ftoi të gjithë qytetarët që të dalin në protestën e mesditës së nesërme, e shtunë 27 janar.

Ajo garantoi se nuk do të ketë dhunë, “Mos kini frikë! Do të jetë një protestë shumë e bukur. Zoti e ka bekuar protestën e ditës së nesërme edhe me këtë kohë kaq të bukur”.

Sipas saj është Edi Rama ka frikë dhe mund të provokojë. 

Më tej ajo ftoi gratë dhe vajzat, gazetarët për të protestuar për fyerjen e madhe që Rama i ka bërë medias, duke i quajtur kazan.  

Kryemadhi kërkoi që prezentë në protestë të jenë me familjarët dhe fëmijët e tyre, pasi shtoi se nuk ka për të pasur asnjë dhunë.

“E vetmja dhunë mund të jetë nga provokatorët e Edi Ramës, u kërkoj protestuesve të filmojnë çdo provokator, të jenë të kujdesshëm. Dhe ne nga ana jonë do të marrim masat. I bëj thirrje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, të jetë i kujdesshëm me deklaratat që lëshon policia se do të ketë probleme, do përballet jo me LSI por me realitetin e dhimbshëm që po kalojnë shqiptarët”, deklaroi Kryemadhi, teka doli nga selia blu bashkë me Lulzim Bashën. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd