
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Rrugën e Kombit paraditen e sotme.
Në autostradën Kukës-Tuneli i Kalimashit, në vendin e quajtur sipër “Fushë-Dukagjinit”, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.M., banues në Kalimash, i cili po udhëtonte me familjen është përplasur me një kamion me traga kosove.
Për pasojë është dëmtuar pasagjerja L.M., banuese në fshatin Kalimash, e cila ndodhet në spitalin e Kukësit.
Gjithashtu ka marrë dëmtime të lehta edhe vogëlushja A.M., 5 vjeçe, vajza e gruas së plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





