Transmetuar më 25-01-2018, 22:42

Kreu  demokrat Lulzim Basha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me organizimin e protestës së opzitës më 27 janar.

“Protesta s’bëhet për PD-në, as për karriget tona. Protesta bëhet për drejtësinë e barabartë për të gjithë, kundër një drejtësie të kapur, për një ekonomi që funksionon, për një shtet që i afrohet Europës", shprehet Basha.

"Opozita është në të drejtën e saj ta thërrasë. Ky nuk është spektakël. Ne jemi në misionin tonë për të thirrur njerëzit”, u shpreh kreu i PD-së.

Ai vijoi idenë e tij duke u shprehur se në këtë vend kanë rënë të gjitha institucionet dhe institucioni i fundit që ka rënë është institucioni i zgjedhjeve, fakt që e vërtetoi skandali Saimir Tahiri. 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd