
Rehars Sina, i njohur me emrin "Rey", 27 vjeç, nga Shqipëria, është zhdukur nga shtëpia e tij, pa lënë asnjë gjurmë.
Në bazë të dëshmive të familajrëve, të cilët kanë denoncuar rastin në policinë e Ternit, në Itali, djali ka humbur kontaktet në datën 22 janar, dhe telefoni i rezulton i fikur.
Edhe miq të ngushtë po përpiqen në çdo mënyrë që të kuptojnë se çfarë e çoi djalin të largohet nga shtëpia e tij në periferi të qytetit, ku jeton me familjen, shkruajnë mediat.
Ai është i njohur për banorët, pasi ka punuar si kamerier në shumë lokale të qytetit dhe fotoja e tij është përhapur nga policia në disa vende.
Nëna e tij është shumë e shqetësuar, pasi ka deklaruar se kohët e fundit djali nuk dilte më si më parë, dhe nuk takonte miqtë e vet. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





