Transmetuar më 25-01-2018, 20:33

Sërish kërcënime ndaj Palestinës ka adresuar Presidenti amerikan, Donald Trump, këtë herë duke thënë se do të ndërpresë ndihmën ekonomike.

Ai e kushtëzoi këtë qëndrim me pjesëmarrjen ose jo të Palestinës në tryezën e dialogut për përmirësimin e marrëdhënieve me Izraelin.

“Këto para që janë në tryezë nuk do t’u shkojnë atyre, nëse nuk ulen dhe të negociojnë paqen,” tha Trump gjatë një takimi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Ai shtoi se “ata na shpërfillën disa javë më parë duke mos lejuar zëvendëspresidentin tonë të madh për t’i parë ata”, tha Trump.

Paralajmërimi i Trump vjen pasi SHBA njoftoi se po mbante 65 milionë dollarë ndihma për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara, që i shërben refugjatëve palestinezë. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd