Transmetuar më 25-01-2018, 19:57

Të pish gjakun e kobrave, të ecësh mbi zjarr dhe të thyesh tullat me kokë. Kjo është stërvitja ekstreme që kryejnë ushtarët indonezianë.

Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis, pa nga afër stërvitjen ekstreme të Forcave Speciale indoneziane.

Tre nga provat më të vështira, që ato kaluan para syve të sekretarit, ishin pirja e gjakut të gjarpërinjve, ecja mbi zjarr apo thyerja e blloqeve të betonit me kokën e tyre.

Demonstrimi fantastik ndodhi gjatë vizitës së Mattis në Xhakarta, me ushtarët profesionistë që performuan një seri artesh marciale.

Ushtarët e nisën performancën me gjarpërinjt helmues kobra, që pasi i prinin kokat pinin gjakun e tyre. Për më tepër shihni videon. /k.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd