













Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është një prej politikaneve që ka pësuar më shumë ndryshime në pamjen e saj.
Nga ngjyra e flokëve, tek modelet e tyre dhe nga shkurtësia me xhel, tek stilimet me onde.
Në videon që noa.al e sjell më poshtë e publikuar gjatë emisionit “Stop”, shihen ndryshimet e Kryemadhit, ku kryesisht bien në sy qëndrimet politike të ndryshme por edhe pamja e saj, shumë herë më e ndryshme.
Nga minuta e 5 e videos, mund të shihni se si liderja e LSI, ka ndryshuar drastikisht ndër vite. Madje së fundmi qysh nga marrja e drejtimit të partisë, ajo shfaqet edhe më e kuruar, më elegante, me flokët e çelur dhe me onde.
Në galerinë e fotografive dhe në video, shihni ndryshimet e bujshme të Monika Kryemadhit. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





