Transmetuar më 25-01-2018, 12:20






Ky është momenti tronditës kur një njeri po filmonte veten duke u goditur nga një tren, teksa po bënte një selfie.
Video dramatike tregon një burrë, të quajtur Shiva duke qëndruar pranë shinave në zonën Lingampally të Hyderabad, Indi.
Makinisti i bie disa herë borisë, por Shiva, që me gjasa kujtonte se ishte në zonën e sigurisë i injoron ato.
Videoja përfundon me trenin që godet të riun dhe e hedh atë disa metra tutje. Fatmirësisht, Shiva i ka mbijetuar përplasjes, megjithëse me dhjetra qepje në kokë.
Dikush mund të dëgjohet duke paralajmëruar atë në sfond, por Shiva duket i pavetëdijshëm për rrezikun. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





