


Tashmë është vërtetuar me qindra herë se qentë janë shumë besnikë ndaj pronarëve të tyre.
E tillë është edhe histioruia e radhës e këtij Dobermani i cili ka udhëtuar i vetëm me tren për rreth 180 km, madje edhe duke ndryshuar disa stacione për të gjetur pronarin e tij.
Qeni është gjetur i vetëm nga disa të panjohur duke u endur nëpër stacionin e “Birmingham New Street”.
Kur e panë, ata kujtuan se ai kishte humbur drejtimin por në fakt qeni ishte nisur me një qëllim të caktuar.
Ata treguan se pasi e dërguan tek veterineri vunë re një mikroçip që tregonte se kishte ardhur nga Hudderfield. Udhëtimi i tij mund të ketë zgjatur rreth 7 orë.
Shoqata e qenve që e kanë marrë kanë njoftuar të gjithë ata që kanë mundur si dhe kanë postuar fotografinë e tij në rrjetet sociale, ndërsa stafi po përpiqet që ta ribashkojë me pronarët e tij.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





