
Ai ka një emër dhe një fytyrë, vrasësi i Zainab Ansarit, vajzës 8-vjeçare që së pari e përdhunoi dhe më pas e vrau, trupi i të cilit u gjet i vdekur më 4 janar në mbeturina. Një histori e tmerrshme, e cila vjen nga Kasuri, në Pakistan, dhe që ka prekur mbarë opinion publik.
Pas hulumtimeve të kujdesshme, hetuesit kanë konfirmuar korrespondencën e gjurmëve të ADN-së të gjetura në kufomën e fëmijës me atë të Imran Aliut, 24 vjeç. Shtëpia e tij u sulmua menjëherë nga turma e zemëruar, e cila gjithashtu kërkoi me zë të lartë dënimin me vdekje. Djali nuk i bëri rezistencë policisë, duke pranuar kështu përgjegjësinë e tij në këtë krim.
Siç raportohet nga gazeta e përditshme lokale Pakistani, i riu tha se ai ishte "i pushtuar nga një demon që më bën keq dhe vras vajzat e vogla".
Zainab, në fakt, nuk do të ishte viktima e tij e parë: djali kishte vrarë edhe tetë vajza të tjera në të njëjtën mënyrë. Për më tepër, sipas shtypit lokal, ai do të qëndronte me familjen e vajzës së fundit të vrarë edhe pas zbulimit të trupit, duke marrë pjesë aktive në protestat e rrugës kundër atij akti barbar.
Krimi e kishte tronditur thellë tërë komunitetin. Vajza e vogël u pa për herë të fundit ndërsa interpretonte një pasazh nga Kurani gjatë një shfaqjeje në shkollë, me imazhe të kamerave CCTV. Vrasësi madje kishte prerë mjekrën e tij në një përpjekje për të keqdrejtuar hetimin, por asgjë nuk mund të fshihej më pas analizës së ADN-së.
Pakistani është vendi i tretë më i rrezikshëm në botë për gratë, për shkak të sulmeve me acid, dhe martesës së fëmijëve. Përdhunimet po rriten me katër mijë raste të raportuara në 2016, 10 për qind më shumë se një vit më parë. Zainab është fëmija i dymbëdhjetë që do të vritet vetëm në rrethin e saj që nga viti i kaluar. Njerëzit janë të lodhur për të luftuar dhe për të protestuar për vrasjen e këtyre jetëve të pafajshme. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





