Transmetuar më 25-01-2018, 09:52

Një djalë i ri, ka përfunduar në prangat e policisë, pas denoncimit të bërë nga ish-bashkëjetuesja e tij.

Saimir.A., 23 vjeç, banues në Vanë, Delvinë, u arrestua nga policia, këtë të mërkurë.

Ndaj tij Prokuroria e Sarandë ka urdhëruar ndalimin sepse prej disa muajsh ka përndjekur dhe kërcënuar ish-bashkëjetuesen e tij, shtetasen B.H..

Gjithçka pasi kjo e fundit kishte vendosur që ti jepte fund lidhjes mes tyre dhe kjo gjë nuk pranohej nga i riu.

Kjo bëri që ai i fiksuar pas saj, ta ndjekë dhe kërcënojë kudo, duke i thënë se nuk do kishte jetë pa të. /a.y/noa.al

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd