














Mbrëmjen e kësaj të mërkure këngëtarja Silva Gunbardhi ishte e ftuar në “Top Shoë Magazine”. Ajo u pyet për anën profesionale, por edhe për atë personale, ku foli pa doreza.
E pyetur nga Alban Dudushi për çfarë zihet më shumë me partnerin e saj Dafin, Silva u shpreh se ata grinden për gjëra të vogla.
“Çdo çift ka ato uljet e ngritjet e veta. Me Dafin unë zihem për shpejtësinë, kam merak sepse i jep shpejt makinës. Një arsye tjetër pse zihemi është sepse unë e përdor shpesh shprehjen ‘O vëlla’, unë kështu i them se kam dialektin, por ai nxehet kur e përdor”, u shpreh Silva.
Por ajo shtoi se nuk zihen ndonjëherë për çështje xhelozie pasi ajo nuk del natën, vetëm Dafi del me shokët ose në studio.
Por gazetari Ervin Kurti e thumboi me fjalët, “”Ku e di ti që nuk është me ndonjë gocë dhe jo në studio?”.
Në këtë moment Silva nuk e përtoi përgjigjen, duke përfunduar me të qeshura, “Po mirë o le të jetë, ça të bëj unë, të vras veten tani?” /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





