Transmetuar më 24-01-2018, 23:38

Elisa Girotto, 40 vjeçe, nga Spresiano provincë e Trevisos në Itali, drejtuese banke kishte zbuluar sevunate një tumor në gji, shumë agresiv, i vështirë për t’u kuruara.

Katër ndërhyrje kirurgjikale dhe kimioterapia nuk kishin mjaftuar.

Pas martesës së përshpejtuar me shokun e jetës, mes dëshirës për të përjetuar ndjesinë e fustanit të bardhë, asaj i mbetej të mendonte për vajzën e saj Anna, për të gjitha Krishtlindjet dhe ditëlindjet që e vogla do të kalonte pa të.

Kështu vendosi t’ia bënte gati dhuratat për çdo 21 gusht (ditëlindja e saj) dhe 25 dhjetor, derisa ajo të bëhet 18 vjeçe.

Kukulla e pellushë, histori për të lexuar, tualete, ditarë sekretë dhe një hartë të botës ku shënohen udhëtimet imagjinare që mund të kishin bërë nënë e bijë.

Elisa ndërroi jetë më 27 gusht të vitit të kaluar, në shtëpinë e saj në Treviso./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd