Transmetuar më 24-01-2018, 21:45

Një 31 vjeçar në Hampshire të Britanisë së Madhe, ka ndërruar jetë pasi u mbyt nga pitoni i tij, 2.4 metra i gjatë.
Dan Brandon, vdiq nga asfiksimi në dhomën e tij të gjumit gushtin e kaluar.
Pitoni “Tiny”, i cili vrau të zotin e tij pas daljes nga kafazi, mbahej nga nëna e Dan, Babs Brandon, shkruan Daily Mail.
Babs Brandon tha se Dan, njeriu i parë në Britani që vritet nga një piton, mbante në dhomën e tij 10 gjarpërinj dhe 12 tarantula, dhe për të Tiny ishte si “bebe”.
Sipas saj, 31-vjeçari nuk ishte ndjerë kurrë i kërcënuar nga pitoni, pavarësisht se e dinte sa i fortë ishte. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





