Transmetuar më 24-01-2018, 20:10

Pas urdhrit të Prokurorosë, pesë biznesmenë janë arrestuar nga Policia e Tiranës, me akuzën se kanë mashtruar me skemat e TVSH-së.

Mësohet se organi i akuzës kishte lëshuar 11 urdhër-arreste, por vetëm pesë prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa gjashtë personat e tjerë janë shpallur në kërkim.

Nga hetimet rezulton se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit është 9 milionë dollarë, por kjo shifër mund të jetë edhe më e madhe.

Nën hetim janë edhe biznese të tjera që dyshohet se kanë mashtruar me TVSH-në.

Hetimi për këtë rast ka ardhur 4 muaj më parë pas një referimi të drejtorisë së Tatimeve për subjekte, të cilat plotësonin fatura false dhe më pas buxheti i shtetit rimbursonte TVSH-në. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd