
Dhjetëra nxënës, që ndodheshin në një autobus, kanë përjetuar momente paniku teksa mjeti i madh rrëshqiti dhe më pas u përlas me një makinë tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në Sutton, në Massachussets, rreth orës 7.10 të mëngjesit të sotëm.
Në pamje shihet autobus shkolle, i cili ka rrëshqitur për shkak të asfaltit të ngrirë. Në automjet ndodheshin 20 nxënës, që për fat nuk kanë pësuar dëmtime.
Një grua ka filmuar të gjithë skenën nga banesa e saj dhe videoja po bën xhiron e botës. Në filmim duket qartësisht mjeti që fillon të rrëshqasë mbrapsht. A
utobusi përshkon disa metra dhe merr përpara disa kuti postare. Në fund mjeti arrin të ndalojë, pasi përplaset me një mjet të ndaluar në rrugë. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





