Transmetuar më 24-01-2018, 14:40

Gjatë ditës së djeshme, e martë, u arrestua 19-vjeçari K.T, banues në Tiranë.

Ai dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur duke ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj ish të dashurës G.S., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ka qenë e reja ajo që ka bërë denoncimin në polici duke çuar në arrestimin e tij, për shkak se ndihej e rrezikuar.

19-vjeçarja tha para uniformave blu se ndiqej këmba këmbës nga ish i dashuri, i cili kishte ngritur edhe dorë ndaj saj, duke mos pranuar ndarjen mes tyre.

Sakaq ajo shtoi se i ishte bërë jeta e pamundur dhe nuk guxonte të dilte nga shtëpia, për shkak të kërcënimeve dhe përndjekjes që pësonte.

Kjo bëri që i riu të vihet në prangat e policisë nën akuzën e përndjekjes. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd