Transmetuar më 24-01-2018, 13:18

Por për të veshur llojet e ndryshme të veshjeve elegante duhet më parë të modelojmë trupin tonë. Dhe për të realizuar këtë duhen përdorur të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, që nga ushqimi e deri tek gjimnastika, që nga kurat e ëmbla e deri tek masazhet. Atëherë mos humb kohë, por fillo të "punosh" me barkun. Ja harta e një dite të tërë e mbushur me zgjedhjet e duhura të ushqimeve dhe ushtrimet më efikase që nuk ta shkatërrojnë jetën dhe ta tonifikojnë barkun.

Ha tërshërë në mëngjes

Ha qull tërshëre në mëngjes. Fibrat e tretshme në të dhe te mollët shkrijnë dhjamin e barkut. Është vërtetuar që 10 gramë më shumë në ditë, e rrëzojnë barkun me 4 për qind. Ju duhet të hani 25 deri në 30 gramë në ditë. Kini parasysh që një pako me tërshërë të gatshme ka vetëm 3 gramë fibra të tretshme dhe një pako me fruta pylli 4 gramë.

Pi pa kursim çaj jeshil

Pjesëmarrësit në një studim që bënin ushtrime dhe pinin dy filxhanë çaj jeshil më shumë në ditë, humbën në gjashtë muaj më shumë dhjamë në pjesën e barkut sesa ata që nuk pinin asnjë filxhan çaj. Catechin, përbërësi i gjetur në çajin jeshil, mund të rrisë aftësinë për të djegur dhjamin, thonë studiuesit.

Ha fruta të thata dhe vajëra me acide yndyrore

Mos e hiq vajin nga sallata. Acidet yndyrore mono të pangopura (MUFA) dhe ato poli të pangopura (PUFA), që gjenden në disa vajëra dhe fruta të thata, mund të ndihmojnë të qëndrosh elegante. Në një studim, njerëzit rezistentë ndaj insulinës që kishin një dietë të pasur me MUFA nuk kishin fatin e atyre me dietë të pasur me karbohidrate, të cilët e shihnin dhjamin të zhvendosej  drejt barkut. Përfshi në dietë yndyrnat bimore, si dy lugë gjalpë bajame, një çerek avokado ose hidhi sallatës 1 lugë vaj ulliri, çdo vakt.

Bëj një ecje të shpejtë

Pak ushtrime bashkë me dietën e shëndetshme janë çelësi i suksesit, por nuk mjafton që thjesht të bësh nja dy hapa në lagje, çelësi i vërtetë për të djegur dhjamin rreth barkut është të shpejtosh ritmin. Kërkuesit e Universitetit të Virginia-s kanë gjetur që gratë që bënin 30 minuta ecje të shpejtë dhe dy séanca qetësuese ecjesh në javë digjnin gjashtë herë më shumë dhjamëra të barkut sesa ato që thjesht bënin shëtitje pesë ditë në javë.

Fli me bollëk

Të flesh vetëm pesë orë gjumë në natë edhe për pak net rresht mund të ndikojë të shtosh kile, sipas një studimi të Universitetit te Colorado-s. Një shtim në peshë prej 1 kg te pjesëmarrësit në një studim, vinte sidomos nga ngrënia e vakteve me shumë karbohidrate pas shumë orëve pa ngrënë. Edhe e kundërta është e vërtetë: në një studim të vitit 2012, u rritën orët dhe cilësia e gjumit në një program për humbje peshe dhe funksionoi. Fli shtatë, deri në tetë orë në natë dhe provo ta kthesh në rregull të flesh dhe të zgjohesh në të njëjtën orë, që të ndihmon të zërë gjumi më lehtë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd