Transmetuar më 24-01-2018, 12:46

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka publikuar takimin e zhvilluar në Strasburg me  Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Z. Josef Daul. 

Gjatë këtij takimi Shehu vë theksin tek shqetësimi që i ka ngritur z.Daul mbi zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha me të cilat po ballafaqohet demokracia e saj dhe instalimi i Diktatures së Krimit në vendin tonë.

“Një takim shumë të frutshëm e miqësor, realizova në Strasburg me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Z. Josef Daul. Një takim ku unë i riprezantova Presidentit zhvillimet në Shqipëri, rreziqet e mëdha që qëndrojnë para demokracisë sonë e vendit në tërësi nga instalimi i Diktaturës së Krimit”, shkruan Shehu në rrjetin e tij social Facebook.

Më tej ai thekson se i ka paraqitur presidentit të PPE përpjekjet e mëdha që po bën PD e kryetari Basha, në mbrojtje të vlerave, të së drejtës, rrugës europiane, të gjitha keto sipas tij tashmë të rrezikuara.

“E njoha edhe me përgatitjet që po bëhen për protestën e 27 janarit, si një manifestim mbarëpopullor kundër varfërisë, papunësisë, arbitraritetit, drogës, krimit etj. I transmetova përshendetjet më të ngrohta të z.Basha dhe mikut të tij, z.Berisha, të cilat ai mi ktheu me shumë ngrohtësi”, përfundon Shehu. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd